Tifozët e Borussia Dortmund vazhdojnë fushatën e tyre anti-Katar 2022. Pak minuta para fillimit të sfidës kundër Bochum, muri i verdhë i “Signal Iduna Park” nxorri disa pankarta të ndryshme kundër Botërorit, mes të cilëve një gjigant, në të cilin shkruhej: “Bojkotoni Katar 2022”. Nuk është hera e parë që tifozeria e Dortmund jep këtë mesazh.
Adeptos do Dortmund continuam a pedir o boicote ao Mundial do Qatar 🇶🇦 pic.twitter.com/1Kt9G5kgEC
— Cabine Desportiva (@CabineSport) November 5, 2022
Ashtu si tifozët e Borussia Dortmund, edhe mbështetësit e Bayernit të Mynihut kanë dalë hapur kundër Kupës së Botës që do të startojë këtë muaj në Katar.
Gjatë ndeshjes kundër Herthës së Berlinit, tifozët bavarezë kanë shpalosur disa pankarta mes të cilëve edhe një shumë të dukshëm: “15 mijë të vdekur për 5760 minuta futboll. Turp të keni!”.
Foto: Bayern & Germany Twitter
Banner by Bayern fans in Berlin against Qatar World Cup: ‘15,000 dead for 5760 minutes of football. Shame on you’ pic.twitter.com/gG3Qq3yGjX
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) November 5, 2022