Ti je frikacak, kur ta kuptosh unë do të jem në Cuba

by admin
Spread the love

“Burgu” brenda shtëpisë së Big Brother, bëri bashkë në një vend Oltën dhe Luizin, të cilët gjatë gjithë ditës kanë folur me ironi me njëri-tjetrin.

Olta shpesh herë gjatë ditës, e  ka cilësuar Luizin si frikacak, kjo pasi ai shprehu dëshirën për të dalë jashtë, për të mos i lënë hapësire Bledit që të futet në lojë.

Sipas Oltës, kjo dëshirë e Luizit shpreh dobësi. Kjo e fundit i tha Luizit se ajo është më burrneshë dhe më besnike se ai.

Luizi nuk e kundërshtoi fare, por aprovonte çdo gjë që thonte Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit se kur ai do arrijë të kuptojë lojën e saj, ajo do jetë në Cuba me pushime, duke shijuar paratë e çmimit të madh.

You may also like