“T’i hapi këmbët, unë e mjelë, e bëjmë treshe”, sqarohen aktorja dhe balerini: Tema ishte dhia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja në shtëpin e “Big Brother” nihen për raportin miqësor dhe për ironit ndaj njërit –tjetrit.

Të cilat ditët e fundit në shtëpi janë bërë dhe shkak për debate të forta mes dyshes.

“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”– është shpreh Iliri teksa po fliste me Tan Bramën pas ardhjes së disa kafshëve në shtëpin e ‘Big Brother Vip’. Kjo ka sjell dhe irritimin e Monikës e cila ështe shprehur që aktori të marrë gruan e tij dhe Tanin që ta ndihmoj.

“Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”, dëgjohet që të thojë aktorja e irrituar.

Gjatë prime-t të spektaklit dyshja Monika dhe Ilir janë pyetur nga Arbana Osmani për situatën dhe debatet.

“Unë kam bërë shaka me të gjithë, për Ilirin e ruaja atë lloj respekti, pavarësisht fjalëve që ai më shkruajti. Nuk më pëlqen, unë kam një familje, një vajzë, një shoqëri që kam lënë jashtë. Më vjen keq sepse ardhja ime këtu nuk ka qenë e lehtë.

Unë rrjedh nga një familje shumë e hapur, me prindër që kanë ditur të japin kulturën, dhe nuk i kam ndjerë shumë paragjykimet e të tjerëve. Përtej shakave, kur kamerat i kemi 24 orë, mendoj se dhe sikur ta kisha lënduar Ilirin kaq fortë, ky është një nivel ordiner”, -është shprehur Monika.

Ndërkohë që Iliri theksoi se çështja e treshes ishte një shaka mes tij dhe Tanit dhe se nuk kishte lidhje me Monikën, por ishte thënë në mënyrë figurative për të mjelë dhinë.

‘Ne me Tanin kemi qenë duke qeshur shumë kohë. Pse është përdorur do ta mjelim treshe, se ne kishim detyrën që të milnim dhinë, dhe i thashë Tanit që të vinte dhe të më ndihmonte. Unë nuk mund të bëj… ja vura Nika sepse mendova se ishte emër i përshtatshëm për një dhi. Më habit vetëbindja e Monikës që unë e kam përdorur këtë gjë për të”, u shpreh Iliri.


You may also like