Thumbon Xavi: Reali ka ADN europiane, por Barcelona është një tjetër histori

by admin
Spread the love

Xavi Hernandez ka kthyer sërish Barcelonën në rrugën e duhur, ndërsa nesër do të ndeshet kundër Eintracht Frankfurt në çerekfinalen e dytë të Europa League. Në prag të kësaj sfidë, Xavi ka dhënë edhe një intervistë për AS për të komentuar mbi eksperiencën e tij.

“Gjysmëfinalja është një shenjë se kemi bërë një hap përpara. Nuk ishte një objektiv në fillimin e kampionatit, por është bërë i tillë nga kushtet ku jemi. Skuadra është shumë e motivuar dhe kërkon të rikthehet në Champions për të konkurruar dhe për të fituar”.

EKIPET SPANJOLLE NË GJYSMËFINALET E CHAMPIONS- “Janë dy ekipe spanjolle në Champions League, por është edhe një që do të luajë sot. Është një tregues i qartë se kampionati jonë është nga më të mirët. I kam parë ndeshjes sepse jam i apasionuar pas futbollit, objektivi jonë është që konkurrojmë me këto formacione vitin e ardhshëm.

Villarreali është ekip i madh, nuk i kemi mundur dot. Reali? I komplimentoj, janë një rival shumë i madh. Kanë ADN europiane, por Barcelona është një tjetër histori”.

MERKATO- “Leëandoëski? E kuptoj pyetjen, por nuk është momenti për të folur për të dhe për merkaton. Është një lojtar super, që e vlerësojmë shumë dhe mendojmë se është një element me shumë vlera, por le të përqëndrohemi tek sfida e nesërme”. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like