Thirrjet për kursim të rrymës, Osmani i Stupcave del me video epike

by admin
Spread the love

Osman Azemi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një video qesharake pas thirrjeve për kursim të energjisë elektrike.

Osmani i Stupcave ironizon duke thënë se po bën dritë në shtëpi nga frigoriferi.

“Mirëmengjesi krejtve, se më ka hupë shkrepsa e sun p’e dhezi një qiri me kursy rrymën, e qela frigoriferin qitu, ju boj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjanat tjera, edhe frigoriferi më paska metë thatë, po e msheli se edhe ftohtë e kom se ka qëllu ky frigorifer i madh”, thotë ai në video.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar që të kursehet energjia elektrike duke mos i lënë në rrymë pajisjet shtëpiake, përfshirë edhe konzolat e videolojërave.


You may also like