Theo mund të transferohet në Real Madrid

by admin
Spread the love

Real Madridi ka kthyer interesimin nga mbrojtësi i Milanit, francezi Theo Hernandez, ka shkruar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Theo po shihet si opsion më i lehtë për t’u transferuar duke pasur parasysh vështirësitë për ta bindur Bayern Munichun në lirimin e Alphonso Daviesit.

Mësohet se Reali është i gatshëm të ofrojë mbi 60 milionë euro për transferimin e Hernandezit në fund të këtij edicioni.

Theo është pjesë e Milanit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Real Madridi dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.

26-vjeçari, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar te Milani, ekip për të cilin ka dy gola e po aq asistime këtë edicion në të gjitha garat.

 

You may also like