Thellësisht mirënjohës ndaj prizrenasve për mbështetjen e dhënë ndaj Totajt

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve prizrenasit do të duhet të votojnë Shaqir Totajn, kandidatin e kësaj partie për kryetar të këtij qyteti.

“Kemi qenë me qytetarët e Prizrenit gjithmonë, e tash do ta bëjmë edhe qeverisjen që Prizrenasit e duan dhe e meritojnë. Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri. Ai është bashkudhëtar i qytetarëve të Prizrenit, që i njeh ata dhe ua kupton nevojat, për ta ringjallur qytetin e identitetit tonë kombëtar e kulturor”.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj prizrenasve për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shaqës, në misionin e tij përtej politik, për qytetarët, për Prizrenin dhe për zhvillimin për të cilin ka nevojë kjo komunë”.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre. Sepse, Shaqir Totaj është i qartë në atë se çfarë ka në plan për Prizrenin, si dhe i vendosur për t’i shkuar deri në fund materializimit të besimit të qytetarëve”,ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

You may also like