“The New York Times”: Lumi i Vjosës, mes vendeve për të udhëtuar në 2023

by admin
Spread the love

TIRANË, 13 janar /ATSH/ – Rikthimi i udhëtimeve ka zbuluar thellësinë e përpjekjes sonë për të eksploruar botën. Pse udhëtojmë? Për ushqimin, kulturën, aventurën, bukurinë natyrore? Lista e këtij viti i ka të gjitha këto elemente dhe më shumë, shkruan në një artikull Alex Crevar, sipas “The New York Times”.

Në listën e 52 vendeve për të udhëtuar në 2023 është renditur edhe Lumi i Vjosës.

Lumi i Vjosës

Duke ecur me biçikletë nëpër kanionet dhe luginat e një prej rrugëve ujore të fundit natyrore të Evropës.

Mbrojtja e Vjosës, si një nga lumenjtë e fundit të pambrojtur të Evropës, nuk ka qenë e lehtë.

Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të rrugës ujore, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e saj të mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës.

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global mbrojtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit të mbuluar me kanione, një shtrirje prej 120 miljesh të një rrugë ujore 169 milje, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik, si dhe duke përfshirë degë rreth 60 milje.

Për udhëtarët, në shtigje, si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s, në Shqipëri (hapja në janar 2023), e cila kalon përgjatë lumit dhe viziton vendet e Trashëgimisë Botërore si qyteti i Gjirokastrës, mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1100 lloje kafshësh, nxit zbulimin e përgjegjshëm të vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe, raki (raki frutash vendase) dhe një shans për të ngrënë ushqimin ballkanik shpesh, të anashkaluar. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like