“The Best FIFA Football Awards” Messi dhe Putellas më të mirët  për  vitin 2022 – Shqip

by admin
Spread the love

Në Paris sonte u mbajt gala mbrëmja ku u ndan çmimet për më të mirët e vitit “The Best FIFA Football Awards 2022”.

Lionnel Messi në futbollin e meshkujve dhe Alexia Putellas u shpallën më të mirët e futbollit për vitin  2023.  

  • Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez dhe portierja e Kombëtares së Anglisë, Mary Earps janë fitues të çmimeve për portierët më të mirë të vitit 2022, në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”, që po mbahet në Paris.  
  • Futbollisti çek, Marcin Oleksy ka fituar çmimin “Puskas” për golin më të mirë të vitit në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”.
  • Përzgjedhësja e Kombëtares së Anglisë, Sarina Wiegman dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Argjentinës, Scaloni janë shpallur fitues të çmimit “Trajneri më i mirë i vitit” nga FIFA. 

Lionel Scaloni u vlerësua për suksesin e arritur me Argjentinën në Botërorin “Katari 2022”, duke e kthyer titullin e kampionit në vendin e tij pas 36 vjetësh.

  • Futbollisti gjeorgjian, Luka Lochoshvili është shpallur fitues i çmimit “FIFA Fair Play”. Ai u nderua me këtë çmim për gjestin e tij në fushën e gjelbër, kur reagoi shpejtë duke i shpëtuar jetën një lojtari kundërshtar, i cili ishte në vështirësi.

 Tifozët argjentinas fitojnë “Çmimin si fansat më të zjarrtë” te FIFA

FIFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2022. Në të marrin pjesë futbollistë të njohur që luajnë në ligat e Europës.  Në mesin e këtyre futbollistë janë: Courtois; Hakimi, Van Dijk, Cancelo; De Bruyne, Casemiro, Modrić; Leo Messi, Benzema, Haaland, Mbappé

11-shja më e mirë te femrat: Christiane Endler, Lucy Bronze, Mapi Leon, Wendie Renard, Leah Williamson, Lena Oberdorf, Alexia Putellas, Keira Walsh, Sam Kerr, Beth Mead dhe Alex Morgan./KlanMacedonia/

 

You may also like