Tha se nuk i njeh, deputeti i nxjerr videon ku Rama shfaqet në takim me pronarët e Inceneratorëve që janë shpallur në kërkim, ja si reagon kryeministri

by admin
Spread the love

Edi Rama vazhdon të dëshmojë në Komisionin e hetimit për inceneratorët. Aty ai është pyetur nëse i njeh pronarët që kanë marrë përsipër inceneratorët. Fillimisht, Rama ka thënë se nuk i njeh ata, por edhe ndoshta i njeh pasi takon shumë njerëz.

Por fill pas kësaj fjalie, deputeti belind Këlliçi i ka nxjerrë një video, ku ai shihet në një takim, ku janë Stela Gugalli dhe Klodian Zoto, dy personat të shpalluir në kërkim për skandalin e inceneratorëve.

Pas kësaj videoje, Rama është shprehur se nuk i njeh të gjithë personat që i rrinë nga mbrapa.

BISEDA:

Belind Këlliçi: I bie që ose drejtësia ka lajthitur që ka skaduar afat 30 ditor, dhe duhet që të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Më thatë që nuk ke njohje me ta. Kam këtu një video të 18 prill 2017, jeni në inagurimin e inceneratorit. Ja e keni me video, kjo është ceremonia ku keni qenë prezent. Tani zoti Rama, thoni që nuk i njihni, ndërkohë që iu kanë shoqëruar në vizitën në Elbasan, iu kanë shoqëruar në ceremoninë ku edhe keni marrë pjesë. Thatë që nuk i njihni fare po janë këtu prezent. I bie që ose drejtësia ka lajthitur që ka skaduar afat 30 ditor, dhe duhet që të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Më thatë që nuk ke njohje me ta. Kam këtu një video të 18 prill 2017, jeni në inaugurimin e inceneratorit. Ja e keni me video, kjo është ceremonia ku keni qenë prezent. Tani zoti Rama, thoni që nuk i njihni, iu kanë shoqëruar.

Edi Rama: Nëse i njihni njerëzit që i keni 3 metra pas më vjen mirë, por unë se kam atë kapacitet. është një foto e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh. Edhe të ngrija mbi këtë foto një narrativë. Duke ngrënë, duke pirë, e jo më…Unë nuk i njoh po të them. Më nxore një video janë tre metra pas teje.

Belind Këlliçi: Ku do të dalësh? Jeni i lirë që të thoni çfarë të doni…

Edi Rama: Nuk ka rëndësi. Vendimmarrjet e mia nuk bazohet se kush jam unë, por tek kush jam unë. Kur vendos kam parasysh vetëm një gjë. Ke mundësinë për të verifikuar gjëra për të kaluarën time. Kur vendos për mua ka rëndësi vetëm një gjë. EMRI! Unë nuk lëshoj njeri deri në momentin që më lëshon mua dhe punën time. Nuk kam asnjë mëshirë unë me të.

You may also like