Tha se do pijë kafe jashtë me Donaldin, Trixa ‘xheloze’ për Egzonën: Prit njëherë – Shqip

by admin
Spread the love

16:17 | 6 Shkurt 2022

Beztrixa sot ishte e ftuar në Fan Club ku ka diskutuar rreth rrugëtimit të saj në BBV.

Trixa ka folur edhe për Egzonën dhe raportin e saj me Donaldin, shkruan lajmi.net.

Ajo sqaroi se nuk i ka mbajtur distancë Egzonës.

Por ajo u shpreh ‘xheloze’ për pjesën kur Egzona i kishte thënë Donaldit se do të pijnë kafe jashtë sepse kanë shumë gjëra për të sqaruar.

Sipas Trixës ajo gjë i duket e pakuptimtë.

‘Ajo pjesa më është dukë e pakuptimtë që do pijmë kafe jashtë, prit një herë.’, u shprehë Trixa.

Edhe Tani u shprehë se afërsia e Egzonës ndaj Donaldit nuk i ka pëlqyer, derisa Trixa ishte brenda shtëpisë.

Ndërsa për Egzonën ishte diskutuar shumë gjatë se ajo ka hyrë brenda shtëpisë për ta mbështetur Donaldin./Shqip/

 


You may also like