Teuta fiton në Korçë/ Dinamo barazon me Egnatian 1-1

by admin
Spread the love

Pas katër humbjeve radhazi dhe me fitoren që i mungonte prej datës shtatë dhjetor, Teuta është rikthyer te tre pikët e plota teksa ka mposhtur ashtu si në ndeshjen e Kupës me rezultatin 0-1, Skënderbeun.

Durrsakët iu falën një goli në pjesën e dytë nga ana e Lorenco Vilës i cili shfrytëzoi më së miri një harkim të Peposhit dhe me kokë mposhti portierin Bekim Rexhepin.

Edhe korçarët patën mundësi me Meksin apo Zguron. Gjithsesi, goli i L.Vilës zgjidhi takimin, ndërsa në vazhdim, durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Klejdi Dacit, por shifrat e ndeshjes nuk ndryshuan.

Pas këtij suksesi, të besuarit e trajnerit Renato Arapi ngjiten në kuotën e 21 pikëve ndërsa mbeten në vendin e gjashtë të renditjes. Nga ana tjetër, korçarët e Migen Memellit pësojnë humbjen e dytë radhazi teksa mbeten në vendin e tetë me 16 pikë.

Laçi i Mirel Josës ka koleksionuar fitoren e radhës në kampionat teksa në shtëpi mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Partizanin.Ndeshja pati shumë dyluftime në fushë duke bërë që të mungonin mundësitë e pastra por 45 minutat u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.

Sakaq, në fraksionin e dytë, sërish Laçi ishte më kërkues dhe pikërisht mesfushori i cili luajti ndeshjen e fundit me kurbinasit, Lushkja, përpara trasferimit në Sheriff Tiraspol në Moldavi, shënoi një supergol në hyrje të zonës teksa Alban Hoxha megjithë përpjekjen e tij nuk mundi të bënte asgjë për ta shmangur realizimin.

Kjo fitore e ngjit të vetëm Lacin në vendin e dytë, ndërkohë që Partizani rikthehet te disfata dhe me 22 pikë pas dy fazash e shohin veten në vendin e pestë.

Ndërkohë në Rrogozhinë Egnatia bën mrekullinë përballë Dinamos duke barazuar 1-1 edhe pse me një lojtarë më pak pas daljes me akrton të kuq të Kasniqit që në minutën e parë të ndeshjes i cili me ndërhyrjen e tij i dhuroi edhe një goditje shumë pranë zonës së rreptësisë miqve.

Agim Ibraimi ekzekutoi në perfeksion goditjen e dënimit duke mposhtur Pujën që nuk mund të bënte asgjë për të shmangur golin.Me këto shifra u mbyllën 456 minutata e para ndërkohë që në pjesën e dytë Samake gabon dhe këtu përfiton Ademi që mposht portierin Simoni. Në vazhdim, të dyja palët e kërkuan fitoren teksa nuk munguan rastet


Top Channel

You may also like