Tetovë: Vëllau sulmon vëllaun dhe kunatën

by admin
Spread the love

Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga Tetova, të cilët më parë në SPB Tetovë ishin raportuar nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës 19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin sulmuar fizikisht atë dhe në sulm kanë përdorë një mjet metalik, i cili u gjet në vendin e ngjarjes dhe u konfiskua. Personat në fjalë janë mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tyre do të pasoj parashtresë përkatëse.

……

Me datë 02.04.2024 në orën 15.30 në Njësinë e Policisë – Grupçin. personi B.N. nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 06:30 në shtëpinë e tyre familjare, djali i tij V.S., i cili ka probleme psiqike, e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit kishte përdorë një mjet të mprehtë. Janë marrë masa për të zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

…..

Me datë 02.04.2024 në orën 14:00 në SPB-Tetovë, personi A.S.(58) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:30 në Çarshinë e Epërme në Tetovë, ndërsa ishte ulur në automjetin e tij, është sulmuar fizikisht nga A.M. nga Brodeci i Tetovës. Janë marrë masa për të zbardhjen e çështjes.

……

Me datë 02.04.2024 në orën 20.50 në Njësinë e Policisë-Galatë, personi J.N. (58) nga Dobërdolli i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 17:00 në qendër të fshatit është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij M.N., me të cilin kishin pasur më parë një keqkuptim. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen e çështjee.

…….

Me datë 02.04.2024 në orën 12:00 në SPB Tetovë-DPB Gostivar, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në punëtorinë të personit E.,,N” nga Gostivari për një riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99 euro me një kartë pagesore. Gjë që kishte pranuar dhe mjeshtrit E.”N”. i kishte dërguar një foto të kartës së tij të kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë bërë nga kartelën e tij kreditore dhe menjëherë e kishte kontaktuar personin e raportuar, i cili e kishte bindur atë se do ti paguante borxhin. Me datë 01.04.2024 nga banka e tij, kishte qenë i i njoftuar se nuk kishte më fonde në llogari, gjegjësishtë se i janë marrë 535.483 denarë. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes

You may also like