Tetova: Të djeg goli në fund, përgjegjësi e mbrojtjes

by admin
Spread the love

Egnatia mori një barazim me shije humbje ndaj Partizanit në duelin me aromë titulli teksa u ndëshkua nga një pakujdesi e mbrojtjes në fund të takimit për të parë 3 pikëshin t’i ikë nga duart.

Pas ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV ku e shfaqi zhgënjimin për fitoren e “humbur”.

“Ishte një ndeshje e mirë, por me kurba. 20 mintua të para të mira, pastaj pak epërsi nga Partizani.

Në pushim të ndeshjes çdo gjë foli për ne në pjesën e dytë.

Nuk është problem mërzitje, është çështje detyrash. Të pësosh gol ato minuta në atë mënyrë është përgjegjësi personale.

Topi i varur 45 metra, mbrojtësi duhet të ishte më prapa dhe portieri s’duhej të dilte nga porta. Episode që ndodhin, shijojmë komoditetin pasi jemi 10 pikë para.

Nuk doja që ndeshja të dilet barazim edhe sot. 3 barazime kemi marrë me Partizanin. Të djeg goli në fund për një gabim që ishte i kalueshëm, futbolli i ka këto gjëra. Falenderoj djemtë dhe shijojmë pikët. Shohim poshtë me dylbi.”, tha Tetova.

You may also like