Tetova: Barazimi, rezultat i drejtë për mënyrën si shkoi loja

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport dhe Tibo pas barazimit pa gola përballë Kastriotit.

“Çfarë mungoi sot? Nuk ishim aty ku duhej. Barazimi ishte i drejtë për dy ekipet, ashtu si shkoi loja. U munduam të fusnim tre sulmues në pjesën e dytë por ishte e njëjta situatë. Do bëjmë analizat dhe do nxjerrim mësimet sepse lojtarët duhet të dalin te goli me idetë e mia.

Kishte mungesë presioni dhe vonesa, duhet të ketë më shumë lojë efektive. Kanë qenë të dëmtuar në fushë ose të lënduar. Kjo bën që ritmi të ulet.

Bëmë gabime individuale në pasime, mbulimi i zonave nuk ishte ku duhej. As me ndërrimin e skemave nuk u zgjidh kjo gjë. Impenjimi duhet të jetë maksimal, gjë që sot nuk ndodhi”, ka thënë Tetova. / Oversport.tv

You may also like