Tetë sfida sot në Conference League, spikat Vitesse-Roma e Leicester-Rennes

by admin
Spread the love

Conference League është futur në fazën e 1/8 dhe ekipet kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre në rrugëtimin drejt Tiranës. Kështu, ditën e sotme do të luhen tetë takime ku spikat sfida midis Vitesses dhe Romës në orën 18:45.

Italianët shkojnë si favorit në holandë, por Mourinho ka ankesat e tij për sa i përket fushës ku do të luajnë. Megjithatë, Roma është me ekipin e plotë, përveç mungesës së Spinazzola. Nga ana tjetër, Vitesse kërkon të surprizojë Romën dhe këta të fundit kanë treguar se janë ende një ekip i brishtë.

Po në orën 18:45, Feyenoord do të ndeshet kundër serbëve të Partizanit të Beogradit në një sfidë që konsiderohet e letër për holandezët. Paok-Gent dhe Slavia Prague-LASK mbyllin ndeshjet e kësaj fashe orare.

Në orën 21:00, Leicester që shihet si një tjetër kandidat për finalen e Tiranës do të ndeshet në shtëpi kundër Rennes. Anglezët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë në ndeshjen e parë që do të luajnë në shtëpi, duke marrë parasysh faktin se Rennes është një nga ekipet më të forta në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Rennes lufton për të njëjtin objektiv dhe të gjithë do të luftojnë për të dalë nga ky takim me një rezultat të favorshëm.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo midis Marseille dhe Basel me francezët që kanë vetëm një objektiv në këtë takim, fitoren. Po fitore kërkon edhe PSV ndaj Copenhagen, ndërsa surpriza deri tani e kërij kompeticioni, Bodo/Glimt do të presë në shtëpi holandezët e AZ Alkmaar. /oversport.tv

Foto: UEFA Conference League Twitter

You may also like