‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

by admin
Spread the love

Ditën e sotme kanë vijuar ndryshimet në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Pas caktimit të Enkelejd Alibeajt si drejtues politik të qarkut Shkodër, Lulzim Basha i ka besuar qarkun e Gjirokastrës Roland Bejkos.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko do të zëvendësojë në këtë detyrë deputetin Tritan Shehu, i cili u përjashtua nga PD dhe funksionet që mbante për shkak të pozicionimit krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

NJOFTIMI:

“Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment BARDHI”, ka shkruar ai.

You may also like