Tensionet në veri, flet Presidenti Begaj: Serbia hiqet sikur është neutrale, qeveria e Kosovës tregoi maturi

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka folur mbrëmjen e sotme në RTK në Kosovë në lidhje me përplasjet në veri të Kosovës duke vlerësuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës gjatë tensioneve të krijuara me datë 31 Korrik.

Begaj u shpreh në RTK se në këtë pikë Serbia nuk promovon paqen dhe hiqet sikur është neutrale. Ai theksoi se në këtë përplasje duhet pasur parasysh lufta në Kosovë për të kuptuar se duhet menduar dy herë hapi para se të prodhohet një konflikt i ri.

“Nuk kishte ide për mendime të caktuar në lidhje me një komb një qëndrim. U diskutua për përqasjen mbarëkombëtare. Për çështje të caktuara duhet të kemi qëndrime të njëjta. Ka gjithmonë vend për bashkëpunim. Çështjet që kanë të bëjnë me pozicionin e presidentit të republikës do i propozoj.

Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze. Falënderoj shtetin e Kosovës për maturinë e treguar në zgjidhjen e këtij konflikti. Vendimmarrja e qeverisë së Kosovës tregoi maturi nga ana e saj. Besoj se me mbështetjen e atyre që ne kemi aleatë strategjikë. SHBA dhe BE do të garantojmë që statusi i Kosovës të jetë i patjetërsueshëm. Ne jemi në krah të Kosovës dhe besoj se rruga e duhur është dialogu me Serbinë për të arritur paqen e përhershme”, u shpreh Begaj.

Begaj foli edhe për nismën Ballkani i Hapur. “Nuk duhet të analizojmë retorika për çështje nacionale. Jemi në kohën e modernizmit. Nuk do të pranohet në asnjë rrethanë dhuna. Dhuna sjell mjerim. Mesazhet do të jenë të qarta që të garantohet që kushdo që të promovojë dhunën, do të dënohet. Serbia nuk promovon paqen por hiqet dhe duket sikur është neutrale por promovon destabilitet në veri të Kosovës.

Mendoj që i duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar. Rruga e duhur është drejt avancimit me njohjen reciproke të dy vendeve, Duhet të jemi të duruar. Duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Paqja nuk ka çmim. Serbia e di shumë mirë se çfarë do të thotë të hapë një front konflikti të ri. Ngjarjet në Ukrainë duhet të na bëjnë të mendojmë dy herë në rast të një konflikti të ri.

Ballkani i Hapur nëse do të jetë iniciativë në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor që do të bëjë të mundur shkëmbimin e lirë të mallrave, them se është shumë e duhur. E di që Kosova dhe Shqipëria kanë qëndrime të kundërta për këtë gjë por kjo sjell diversitetin”, tha ai.

You may also like