Tensione të reja në Kosovë, aty ku serbët bashkëjetojnë paqësisht me shqiptarët – Shqip

by admin
Spread the love

Pas plagosjes së një djali të nacionalitetit serb në Gotovushë afër Shtërpcës në Kosovë, serbët kanë bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa sulmuesi të merret në paraburgim.

Pretendohet se dy djem të nacionalitetit serb janë plagosur sot në afërsi të Shtërpcës kur një banor i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar mbi ta nga një veturë në lëvizje.

Serbët e mbledhur kanë deklaruar se bllokada do të zgjasë deri në kapjen e sulmuesit të fëmijëve dhe situata aktualisht është jashtëzakonisht e tensionuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një të dyshuar për plagosjen e një djali dhe një të riu në afërsi të Shtërpcës.

Siç thuhet në njoftim, “pas një pune intensive hetimore, policia rajonale e Ferizajt ka mbledhur informacione në terren, ka identifikuar dhe më pas ka arrestuar të dyshuarin A. K, 33 vjeç”.

“I dyshuari është nën mbikëqyrje të Policisë së Ferizajt, përkatësisht të Departamentit Rajonal për Hetime, për veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Shtërpca është një komunë serbe mes Prizrenit dhe Ferizajt, ku zakonisht ka një bashkëjetesë paqësore mes serbëve të atyshëm dhe shqiptarëve. Afër saj ndodhet Brezovica, një tjetër vendbanim serb, ku është dhe një prej pikave turistike dimërore më të njohura në Kosovë.

Serbët e atyshëm nuk kanë qenë ndonjëherë problem, pasi dhe ndikimi i Beogradit aty është i pakët, gati pa ndikim. /tesheshi.com/  

 

You may also like