Tenderim 3.7 mln euro për instalacionin në kryeministri, Ibrahimaj shmang përgjigjen: Sot vëmendja duhet të jetë tek nismat, është projekt i FSHZH

by admin
Spread the love

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë deklaratës së saj para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, është pyetur lidhur me shumën e lartë të parave të shpenzuara për një instilacion që do të ndërtohet në kryeministri, duke tenderuar 3.7 milionë euro, ndërsa vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Ministrja Ibrahimaj iu shmang përgjigjes duke thënë është një projekt me fondet e FSHZH dhe se është projekt që inicion këtë vit.

“Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….

Keni pyetje tjetër, që ti përgjigjem njëherë e mirë. Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e çon fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 mld lekë. Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm.

Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale. Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit”, u shpreh ajo.

You may also like