Ten Hag: E papranueshme, në pjesën e dytë u treguam joprofesionalë

by admin
Spread the love

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e kishte të vështirë të fliste për humbjen e rëndë 7-0 në “Anfield”.

Sipas tij, “Djajtë e Kuq” nuk ekzistonin në pjesën e dytë.

“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë. Një gabim në organizim pak para fundit të pjesës së pare në kushtoi shumë. Në pjesën e dytë thjesht nuk ishim ne. Nuk ishin standardet tona dhe nuk luajtëm si skuadër. Ishte sjellje joprofesionale. Po, jam i zemëruar.”

Holandezi e theksoi se skuadra e tij nuk ishte ajo që është shfaqur muajt e fundit.

“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues. Nuk i qëndruam planit dhe nuk e bëmë punët tona.

Kemi treguar se mund të rikthemi kur kemi humbur ndaj Manchester City. Kjo është pa dyshim e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.” /Shqip

 


Top Channel

You may also like