Tempulli budist mbetet mbyllur pasi murgjit dështojnë testin e drogës në Tailandë (fotot)

by admin
Spread the love

Një tempull i vogël budist në Tailandë duket se ka mbetur pa murgj pas refuzimit të hyrjes se tyre prej dështimit në testin e drogës, njoftonin zyrtarët.

Katër zyrtarët fetarë duke përfshirë dhe kryemurgun, rezultuan pozitivë për metamfetaminë në provincën veriore të Phetchabun, tha një zyrtar për agjencinë AFP.

Boonlert Tintapthai tha se rrjedhimisht murgjit u dërguan në një klinikë shëndetësore “për të nisur rehabilitimin”.

Zhvillimi vjen pas nisjes së një fushate kombëtare të luftës ndaj trafikimit të drogave.

Murgjit ishin larguar nga tempulli pasi policia kishte mostra të urinës së tyre të hënën, ku të katërt rezultuan pozitivë për droga. Zyrtarët nuk tregonin se si ishte njoftuar policia për fenomenin.

Tintapthai tha më tej për AFP se “tempulli është tashmë pa murgj dhe vendasit shqetësohen se nuk do të mund të bëjnë ritualin e “marrjes së meritave”.

‘Meritë-marrj’a është një praktikë e rëndësishme budiste ku besimtarët krijojnë forcën e tyre mbrojtëse, duke bërë veprime të mira, që në këtë rast është dhënia e ushqimit për murgjit.

Tintapthai tha se zyrtarët kishin kërkuar ndihmë nga kreu i manastirit lokal, i cili kishte premtuar të dërgonte murgj të rinj në tempullin e Bung Sam Phan, për të qetësuar shqetësimet e vendasve.

Vitet e fundit metamfetamina është kthyer në një shqetësim të gjerë në Tailandë, teksa varësia dhe sekuestrimet e drogës arritën një nivel rekord në 2021, sipas shifrave të zyrës së OKB për drogat.

Vendi është në fakt një pikë e rëndësishme e tranzitit për metamfetaminen. Drogat besohet se vijnë nga Mianmar dhe Laos që raportohet se janë prodhues madhorë.

Tableta të tilla shiten më pas me një çmim rruge prej 50 Baht tailandezë ($0.5), thonë autoritetet.


Top Channel

You may also like