Telefon brenda shtëpisë së Big Brother VIP? Fragmenti që po bëhet viral (VIDEO)

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP ka ngritur siparin që prej së shtunës së 24 dhjetorit, teksa për momentin, 15 konkurrentë garojnë për çmimin e madh. Tashmë kanë nisur edhe debatet e ngacmimet e para mes banorëve, teksa kurioziteti është i madh edhe nga ndjekësit.

Duket se banorët vëzhgohen me shumë kujdes, jo vetëm nga Vëllai i Madh, por edhe nga teleshikuesit e shumtë, të cilëve nuk u shpëton thuajse asgjë. Madje, së fundmi, disa ndjekës detajistë kanë vënë re diçka që në dukje duket e vogël.

Së fundmi, në faqen zyrtare të këtij reality show në rrjete sociale ka nisur edhe një diskutim mes ndjekësve, të cilët vënë në pikëpyetje edhe rregullat dhe vërtetësinë e këtij programi. E kjo për shkak të një…karikuesi!

Në rulotën ku po qëndrojnë aktualisht aktorja Olta Gixhari dhe tenori Armaldo Kllogjeri shfaqet një aparat i vendosur në prizë, që duket në fakt si një karikues telefoni. Ky fragment është bërë viral në TikTok, teksa disa prej komentuesve thonë se ky është një karikues cigareje elektronike që aktorja përdor.

Megjithatë, pritet edhe një sqarim nga vetë produksioni i këtij formati.

@kamila_mila_007♬ suono originale – 🇦🇱Mila🇮🇹Migel🇦🇱

You may also like