TEL AVIV – Ushtria izraelite: Në Rripin e Gazës kemi ende 136 pengje

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 4 janar /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka deklaruar se 136 pengje izraelitë të rrëmbyer nga militantët palestinezë mbeten në Rripin e Gazës.

Megjithatë, sipas informacioneve të ushtrisë, ”ende nuk është e qartë se sa pengje mund të kenë vdekur”.

Ushtria izraelite raportoi së fundmi se numri i pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës është 133.

Mediat izraelite raportuan se 23 nga 136 të rrëmbyerit ishin tashmë të vdekur.

Fillimisht ishte e paqartë nëse ata u vranë më 7 tetor apo vetëm pasi u rrëmbyen dhe çfarë e shkaktoi vdekjen e tyre. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBujtina “Sofra e Shpatit” në Elbasan, Kumbaro: Strukturë akomoduese, që përfiton TVSH-në e ulur në 6%


You may also like