TEL AVIV – Ushtria izraelite konfirmon zgjatjen e armëpushimit me Hamasin

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Armëpushimi në luftën e Gazës mes Izraelit dhe organizatës islamike palestineze, Hamas do të zgjatet, deklaroi ushtria izraelite.

Njoftimi u publikua në platformën online X.

”Pauza operacionale do të vazhdojë në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësuesve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në përputhje me kushtet e kuadrit rregullator”, shkruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Gjatë sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit, luftëtarët e Hamasit vranë rreth 1 200 persona në komunitetet kufitare izraelite pranë Gazës dhe rreth 240 u rrëmbyen dhe u mbajtën në brezin bregdetar.

Izraeli u përgjigj duke nisur bombardimet e tij më të rënda deri tani në Rripin e Gazës me popullsi të dendur dhe gjithashtu filloi një ofensivë tokësore në zonën bregdetare, ku Hamasi mori pushtetin me forcë në 2007./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Përrallë nga e kaluara” shfaqet në Francë, për festat e nëntorit


You may also like