TEL AVIV – Ushtria izraelite: Hamasi po përdor kampusin universitar për aktivitetet e tij

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se ka gjetur armë dhe tunele në terrenin e Universitetit Al-Azhar në Rripin e Gazës, ndërsa njoftoi se organizata terroriste palestineze Hamas po përdor kampusin për aktivitetet e saj.

Thuhet se një tunel të çon nga kampusi universitar në një shkollë 1 kilometër larg. “Ushtarët zbuluan pajisje shpërthyese dhe raketa në kampus gjatë sulmit të tyre të enjten”, tha ushtria.

Hamasi gjithashtu keqpërdor ndërtesën e universitetit për sulme ndaj ushtarëve izraelitë. Informacioni fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për kryerjen e sulmeve nga zonat e banuara, spitalet dhe ndërtesat e tjera civile, dhe për përdorimin e civilëve si mburoja. Hamasi e ka mohuar këtë.

Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga terroristët e Hamasit dhe grupet e tjera terroriste më 7 tetor pranë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Më shumë se 1 200 persona u vranë.

Izraeli që atëherë ka nisur sulme masive ajrore në Rripin e Gazës, e ndjekur nga një ofensivë tokësore që filloi në fund të tetorit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 17 000 persona janë vrarë në Rripin e Gazës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like