TEL AVIV – Netanyahu: Marrëveshja me Hamasin vendimi i duhur

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin islamik për shkëmbimin e pengjeve si “vendimin e duhur”.

“Lufta do të vazhdojë edhe pas zbatimit të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë”, theksoi ai në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

“Luftimet do të vazhdojnë derisa Izraeli të ketë arritur të gjitha qëllimet e tij”, shtoi Netanyahu.

Deri në 100 pengje nga Izraeli mund të shkëmbehen me deri në 300 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Netanyahu e cilësoi kthimin e pengjeve si një detyrë etike dhe tha se çdo mundësi do të shfrytëzohej për të liruar përfundimisht të gjithë pengjet që u morën kur terroristët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 200 civilë.

Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime dhe një ofensivë tokësore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Gazës të drejtuar nga Hamasi tha se kishin vdekur mbi 16 000 persona. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakZgjedhjet parlamentare të Serbisë nuk do të mbahen në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë


You may also like