TEL AVIV – Netanyahu kundërshton pretendimet e ministrit të Trashëgimisë për përdorimin e bombës bërthamore në Gaza

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i tij i Mbrojtjes hodhën poshtë pretendimet e ministrit të Trashëgimisë Amichai Eliyahu se një bombë bërthamore mund të përdorej në Rripin e Gazës.

“Deklaratat e ministrit Amihai Eliyahu nuk bazohen në realitet. Izraeli dhe IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) po funksionojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmet”, tha Netanyahu në X, dikur Twitter.

Eliyahu nuk është anëtar i kabinetit të sigurisë së Izraelit apo i kabinetit të luftës që drejton fushatën aktuale kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dënoi deklaraten e Eliyahu duke e pershkruar si “të pabazë dhe të papërgjegjshme”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakReshje intensive në Shkodër, punohet për rikthimin e energjisë nga dëmtimi i linjave
Artikulli tjetërSuperliga, “Tirana” barazim në Korçë, 1-1 “Teuta”-“Laçi”


You may also like