TEL AVIV – Izraeli kundërshton paqen e imponuar me diktat me palestinezët

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria izraelite ka refuzuar një marrëveshje të përhershme paqeje me palestinezët e imponuar nga diktatet ndërkombëtare dhe kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi njëzëri dje një deklaratë për këtë qëllim.

”Një marrëveshje, nëse arrihet, mund të bëhet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet palëve, pa parakushte”, thuhet në deklaratë.

”Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë, në vazhdën e masakrës së 7 tetorit, do të përfaqësonte një shpërblim masiv dhe të paprecedentë për terrorizmin dhe do të pengonte çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen”, shtohej në të.

Deklarata i referohej masakrës më të keqe në historinë e Izraelit, të kryer nga terroristët e Hamasit dhe organizatat e tjera ekstremiste palestineze në jug të Izraelit në tetor.

Ata vranë më shumë se 1 200 njerëz dhe rrëmbyen 250 të tjerë në Rripin e Gazës.

Si kundërpërgjigje, ofensiva tokësore dhe ajrore e Izraelit në Gaza ka çuar deri tani në vdekjen e 28 985 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 68 880 njerëzve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like