TEHRAN – Irani siguron Ukrainën se nuk do t’i shesë dronë Rusisë

by admin
Spread the love

TEHRAN,16 korrik /ATSH-DPA/-Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian i premtoi Kievit se vendi i tij nuk ka ndërmend t’i shesë dronë Rusisë, pavarësisht pretendimeve të SHBA-së.

“Pretendimet amerikane në këtë drejtim ishin të pabaza dhe më shumë një akt propagandistik përpara udhëtimit të presidentit të SHBA-së Joe Biden në Izrael”, i tha Hossein Amir-Abdollahian homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Irani ka qenë gjithmonë i përkushtuar për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë”, tha kryediplomati iranian, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.

Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, tha të hënën se kishte indikacione se Irani dëshironte të mbështeste luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ndoshta duke siguruar drone të armatosur. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like