TEHERAN – Irani ka nisur ndërtimin e një reaktor të ri kërkimor bërthamor

by admin
Spread the love

TEHERAN, 27 tetor /ATSH-Irani ka filluar të ndërtojë një reaktor të ri kërkimor bërthamor 10 megavat në provincën Isfahan.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA ndërtimi i reaktorit kërkimor bërthamor në Isfahan filloi me një ceremoni ku mori pjesë edhe kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

Reaktori 10 megavat i tipit pishinë, duke përdorur lëndë djegëse bërthamore të pasuruar prej 20 për qind, do të përdoret për testimin e karburanteve bërthamore, prodhimin e radioizotopeve mjekësore dhe industriale dhe zhvillimin e kërkimeve dhe aplikimeve të rrezeve neutronike, thuhet në lajm.

Reaktori i kërkimit bërthamor do të vendoset brenda Qendrës së Teknologjisë Bërthamore në Isfahan e cila është një nga objektet më të mëdha bërthamore në vend.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakJashari-Winternitz diskutojnë për zhvillimet në FSK
Artikulli tjetërBislimi: Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

You may also like