TEHERAN – Irani i gatshëm të bisedojë me Ukrainën për sulmet ruse me drone

by admin
Spread the love

TEHERAN, 29 tetor /ATSH-DPA/-Irani është i përgatitur të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për të diskutuar përdorimin e dronëve iranianë nga Rusia në konfliktin në Ukrainë, deklaroi kryediplomati i Teheranit, Hossein Amirabdollahian.

“Ministri i Jashtëm iranian, Amirabdollahian i tha homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba në një bisedë telefonike se Teherani është i gatshëm të diskutojë dhe të zgjidhë këtë çështje në takimet teknike dypalëshe me Kievin”, sipas një deklarate të ministrisë.

Amirabdollahian tha se Irani ka marrëdhënie të mira dhe një bashkëpunim të gjatë ushtarak me Rusinë, por ai gjithashtu tha se Teherani është kundër luftës në Ukrainë dhe refuzon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në konflikt.

“Rusia mendohet se ka porositur 2 400 drone nga Irani”, tha një zëdhënës i forcave ajrore ukrainase.

Udhëheqja iraniane deri më tani ka mohuar të ketë furnizuar Rusinë me dronë.

Teherani nuk e ka kritikuar kurrë pushtimin rus të Ukrainës, madje e ka përshkruar atë si një kundërmasë të justifikuar ndaj zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPOLONI – Qeveria heq procedurën e thjeshtuar në tregun e punës për rusët

You may also like