Tea e zhgënjyer nga Olta, përlotet ndërsa kujton Zhaklinën: Nuk e besova

by admin
Spread the love

Miqësitë e ditëve të para në shtëpinë e Big Brother VIP tashmë i kanë lënë vend debateve  të forta mes banorëve. Një debat me tone të larta mes Gent Hazizajt e Olta Gixharit ka përfshirë të gjithë shtëpinë që prej ditës së djeshme, teksa edhe pse ‘zjarri’ duket se është shuar tashmë, banorët vijojnë diskutimet.

E së fundmi, dy prej konkurrenteve të këtij reality show, Dea Mishel dhe Tea kanë diskutuar gjatë ditës së sotme, duke sjellë në vëmendje sërish edhe Zhaklina Gjollën, e cila la shtëpinë pak ditë më parë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në bisedën me Dea Mishelin, ish-konkurrentja e Përputhen u shpreh se është ndjerë e rënduar psikologjikisht pas debatit të Olta Gixharit me Zhaklinën, dhe sidomos pas reagimit të gazetared në prime-n e së martës. Madje, gjatë bisedës me të, Tea u përlot.

“Nuk e besova Zhaklinën. U rëndova shumë mbrëmë! Se Olta tha që ajo më shtyu, por nuk ishte ashtu nga ajo që pamë. Olta bëri fushatë kundër saj! Nuk e di më kapi ankthi”- i tha Tea-Dea Mishelit.

You may also like