Të vdesësh urie për të takuar Jezusin(!!!) – Shqip

by admin
Spread the love

Njëzet e një trupa u zhvarrosën në Kenian lindore, anëtarë të një sekti, të cilët, me nxitjen e liderit që u arrestua, vuajtën nga uria në mënyrë që “të njihnin Jezusin”, njoftoi policia.

Që nga e premtja, 21 trupa janë zhvarrosur në pyllin Shakahola, i tha AFP një burim policor që dëshironte të mbetej anonim.

“Ne mezi e kemi gërvishtur sipërfaqen dhe kjo sugjeron se do të gjejmë më shumë trupa,” tha ai.

Një nga dy burimet policore tha se në mesin e trupave të zhvarrosur ishin të paktën tre fëmijë.

Autoritetet gjetën eshtrat e katër anëtarëve të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë të udhëhequr nga Makenzie Nthenge. Ata vazhduan kërkimin e tyre pas një informacioni se një varr masiv mund të gjendej atje.

11 besimtarë u transportuan në spital – shtatë burra dhe katër gra të moshës 17 deri në 49 vjeç, të cilët u shpëtuan në pyllin Shakahola. Lideri i sektit Makenzie Nthenge u dorëzua në polici më 15 prill dhe ndodhet në paraburgim, ku filloi një grevë urie, sipas një burimi policor.

Policia filloi të hetonte kur mori një informacion se anëtarët e një sekti po “vdisnin urie për të takuar Jezusin”, pasi iu ishte “shpërlarë truri” nga udhëheqësi i Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, Makenzie Nthenge. Sipas mediave lokale, Makenzie Nthenge u arrestua në mars pasi dy fëmijë vdiqën nga uria, por më vonë u lirua me kusht. /tesheshi.com/

You may also like