Te Steaua Bukureshti nuk janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Prishtinës

by admin
Spread the love

Menaxheri i Steaua Bukureshtit, Mihai Stoica ka thënë se nuk janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin e Prishtinës, Jalen Blesan.

Ai ka thënë se Blesa i është propozuar edhe Craiovës, që po ashtu sipas tij nuk ka shprehur interesim për ta transferuar.

“Blesa na është propozuar, po nuk jemi të interesuar. U është propozuar edhe atyre nga Craiova, të cilët po ashtu nuk janë të interesuar”, ka thënë menaxheri i Steaua Bukureshit për “digisport.ro”.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kontratë me Prishtinën deri në fund të edicionit aktual.

Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 18 ndeshje në Superligës dhe Kupë të Kosovë.

You may also like