Të shtunën luhet derbi i Milanos, rikthehet “Gran Gol” live nga “San Siro”

by admin
Spread the love

Këtë të shtunë do të luhet derbi i Milanos, përballja e parë sezonale mes Milanit dhe Interit në kampionat. Njihet rivaliteti mes dy skuadrave, që edhe këtë sezon janë dy favoritet kryesore për të fituar titullin kampion.

Entuziazmi është i madh në prag të kësaj sfide dhe tifozët në të dy kampet mezi presin që të fillojë sfida mes rivalëve të përjetshëm. Stadiumi do të jetë i mbushur plot e përplot të shtunën në orën 18:00 dhe në “San Siro” pritet të jenë të pranishëm 75 mijë tifozë.

Për të sjellë sa më pranë shikuesve emocionet e supersfidës Milan-Inter, Oversport do të transmetojë direkt nga stadiumi këtë ndeshje të mëdha.

Rikthehet emisioni “Gran Gol”, me Alban Xhihanin, Florian Myrtajn dhe Kastriot Çaushin, që do të startojë 45 minuta para fillimit të ndeshjes, ndërsa Cindy Marina do të sjellë intervista me protagonistët e sfidës direkt nga fusha e blertë.

Mos humbisni një mbrëmje të madhe futbolli direkt nga “San Siro” vetëm në Oversport dhe Tibo.

You may also like