Të shtëna me armë në qendër të Parisit, dy të vdekur dhe katër të plagosur

by admin
Spread the love

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë dy persona dhe plagosur katër të tjerë.

Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike për jetën. Një 69-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në lidhje pas sulmit që ndodhi sulmin, njëkohësisht u sekuestrua arma e përdorur.

Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

Një dëshmitare deklaroi se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh. Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.


Top Channel

You may also like