Të presim me dashuri, mos na i merr këngët!

by admin
Spread the love

Dy ditë më parë, kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi u shpreh se kishte hequr disa nga këngët e tij më të shenjta nga Youtube pasi njerëzit i kishin harruar dhe se muzika e tij kishte vdekur. Sakaq, mbrëmjen e kaluar, kantautori publikoi disa video të tjera në Instastory, ku shpjegoi arsyet se pse ka marrë këtë vendim.

Gjatë këtyre ditëve, ka pasur shumë reagime, qoftë nga personazhet publike, por edhe nga opinioni publik, që përmes rrjeteve sociale kanë mbështetur kantautorin dhe i kanë kërkuar që mos të marrë vendime drastike të tilla.

Një ndër to është edhe stilistja e njohur shqiptare, Enada At’Nikolla, e cila ka bërë një koment shumë të bukur në një postim të ‘Revista Bordo’ në Instagram, duke i kërkuar publikisht mos t’i marrë këngët e tij e të ikë, pasi ato janë këngët e të gjithëve.

“E duam shumë atë dhe këngët e tij po ashtu, por ai dhe këngët e tij janë dhe tonat. Mos na i merr dhe mos na ik. Ne të presim me dashuri si gjithmonë”, ka shkruar stilistja At’Nikolla përkrah postimit të Bordo.

Lexo lajme interesante

You may also like