Të premten mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor në Federatën e Atletikës së RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

Federata e Atletikës së RMV-së numëron 39 klube, ndërsa me të drejtë vote janë 13 klube! Kush do të zgjidhet kryetar me mandate katër vjeçar dhe anëtarët e KD pritet të shihet të premten me fillim në orën 16:00.

Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut duke u bazuar në nenin 36-të dhe 38-të të Statutit, organizon Kuvendin e Rregullt zgjedhorë, që do të mbahet në sallën e konferencave “Nju Jork” te Hoteli “Park&SPA” në Shkup me fillim në orën 16:00.

Në Kuvendin zgjegjor të Federatës së Atletikës pritet të marrin pjesë të gjitha 39 klubet anëtare të këtij institucioni sportiv por vetëm 13 klube me të drejtë vote që është absurd i llojit të vet apo çpikje epokale.

Sipas Këshillit drejtues në kët Kuvend të Rregullt zgjedhor pa të drejt vote është edhe KA Studenti, njëri ndër klubet më rregullta që ka marr pjesë pothuajse në gjitha garat e organiziuara në 20 vitet e fundit dhe ka ka dhënë kontributin e vet në të gjitha gjitha aspektet e mundëshme. Në mesin e ekipeve pa të drejtë vote është edhe KA Shkëndija, KA Kamjani, KA Luboteni, KA Ohri dhe klube të tjera.

Tani për tani kandidat i vetëm për kryetar është zonja Aleksandra Vojneska Zikova kryetare aktuale.

Në Kuvendin e rregullt zgjedhor i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Turqisë, z. Fatih Çintimar

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like