Të papriturat e ditës së fundit të merkatos – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anulohen transfertat e Ziech dhe Isco

Hakim Ziech i kaloi me sukses edhe vizitat mjeksore tek PSG. Një nga futbollistët më të mirë të botërorit për kombëtaren e Marokut ishte pranë realizimit të ëndrrës së tij për të luiajtur me disa nga futbollistët më të mirë, si Mbappe Neymar apo Messi.

Ziech do të ishte në huazim tek PSG nga Chelsea, por kjo nuk do të ndodhë. Ai do të riklthehet sërish në Londër, pasi Chelsea ka bërë një gabim në dokumentacion edhe pse zyrtarët e klubit kanë dërguar 3 herë rresht e-mail për të konfirmuar huazimin.

Komisioni juridik i Ligës Profesioniste të Futbollit në Francë analizoi çështjen dhe vendosi që transferimi nuk është i vlefshëm. Sipas PSG-së, Chelsea ka bërë disa gabime në dërgimin e dokumenteve të nevojshme mbrëmjen e së martës.

Merkato e Dimrit përfundoi në orën 23:00, në Francë. Parizienët nuk patën kohë të dërgonin kontratën e Ziyech para këtij afati tek Liga e cila bllokoi edhe një dosje tjetër të PSG që po hezitonte të huazonte tek Nice 18-vjeçarin Ismaël Gharbit me shpresën që të zyrtarizonte Ziech.

Një tjetër lëvizje që nuk u realizua në ditën e fundit të merkatos ishte ajo e Isco drej Union Berlin. Kësaj here nuk ishte për gabim në dokumentacion, por për rritjen e kërkesave të menaxherëve të sulmuesit spanjoll. Isco i kishte kaluar testet, por në fund kërkoi me shumë se sa ishte rënë dakord, duke sjellë tërheqjen e klubit gjerman.

Tv Klan

TI RAPORTON!

You may also like