Të paktën shtatë të vdekur pas një aksidenti automobilistik të tmerrshëm në Gjermani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në veri të Thüringenit në Gjermani, pasditen e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Disa vetura u dogjën tërësisht – të paktën shtatë persona vdiqën dhe tre u lënduan.
Tre vetura u përplasën me njëra-tjetrën në B247 pranë Bad Langensalza në Thüringenin veriore (D). Të dyja automjetet janë djegur tërësisht. Shtatë persona humbën jetën dhe tre persona janë lënduar rëndë. Këtë e ka konfirmuar policia gjermane për gazetën “Bild”, transmeton portali Shtegu.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, dy veturat janë përplasur ballëpërballë. Siç raporton “Tag24”, njëra nga veturat është futur në korsinë e kundërt. Pas përplasjes dy nga automjetet kanë marrë flakë.

Një automjet është përmbysur. Gjashtë viktima u dogjën në veturat e tyre, një person vdiq nga plagët. Rruga ishte e bllokuar. “Bild” raporton se banorëve përkohësisht u është kërkuar edhe mbyllja e dritareve për shkak të tymit.

You may also like