Të ndalen presionet – fundi i Qeverisë i pashmangshëm – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MICKOSKI: JAM I INFORMUAR PËR DY LLOJE TË KËRCËNIMEVE NDAJ DEPUTETËVE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është informuar për dy lloje të kërcënimeve ndaj deputetëve që mbështesin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kërcënimi I pare, sic percjell KlanM, është I drejtpërdrejtë, në kuptimin se do t`u ndodh dicka e keqe juve dhe të afërmve tuaj, kurse lloji tjetër ka të bëjë me kërcënime përmes ndërmjetësve – shprehet Mickoski duke shtuar se viktimat drejtpërdrejtë kanë dëshmuar për këto dukuri dhe se do të mbeten konzistent në qëndrimet e tyre.

Pikërisht në këtë vijë ka qenë edhe mesazhi I sotëm që vjen nga kampi I VMRO-DPMNE-së. Pushteti të ndalojë kërcënimet dhe të përballet me realitetin se fundi i tyre është I pashmangshëm.

“Kot që përpiqen të bëjnë presione ndaj deputetëve. Nëse qeveria ia mendon të mirën qytetarëve, atëherë pa menduar fare do ta shpërndajë Kuvendin ose do të dorëhiqet Kovaçevski me gjithë qeverinë, për shkak se ky është epilogu logjik pas gjithë kësaj që na ndodh. Tashmë pesë vite kemi qeveri pa shumicë stabile dhe pa legjitimitet. Kjo qeveri s`ka kapacitet të përballet me krizat e aq më pak me krizat politike” – tha Marija Miteva.

Më 30 Dhjetor të vitit të kaluar, sic njofton KlanM, Mickoski paralajmëroi se ka deputetë nga koalicioni qeverisës që dërgojnë sinjale të qarta se janë të gatshëm të mbështesin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Datat e fundit, sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, janë 14 dhe 21 Maji I këtij viti.

Që të kapen afatet ligjore për zgjedhje në këtë termin, sic njofton KlanM, deri në fillim të shkurtit duhet të jetë e qartë se kush e ka shumicën. Sipas Qeverisë, shumica është stabile, por tensionet brendapartiake në BDI dhe pretendimet për skenare për minime brendapartiake të pozitave të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, kanë rritur dyshimet për qëndrueshmërinë e shumicës. Nëse shumica qeveritare do të përforcohet me hyrjen e ASH-së në Qeveri, do të dihet së shpejti.

Nesër mbahet Kuvendi qendror I kësaj partie, ku pritet të zgjidhen Nënkryetarët dhe Sekretarët e partisë e më pas pritet edhe debati për tema tjera dhe hyrjen e ASH-së në Qeveri.  /KlanMacedonia/

You may also like