“Të na e tregojë problemin e Atleticos”, Simeone i pakënaqur me fjalët e sulmuesit

by admin
Spread the love

Atletico Madrid nuk po arrin të përsërisë sezonin e kaluar, kur ia doli të fitojë titullin kampion në Spanjë për herë të 11-të në histori. Ekipi i Diego Simeones po vuan në La Liga, ka pësuar gjashtë humbje dhe ndodhet 17 pikë larg Reali kryesues.

“Colchoneros” renditen në vend të pestë me dy pikë më pak se Barcelona e një pozicioni më sipër, dhe objektivi kryesor është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Atletico është kualifikuar në 1/8-t në Champions, raund në të cilin do të ketë përballë Manchester United. “Ne e dimë se çfarë duhet për të kaluar këtë moment, por preferoj të mos flas.

Ka shumë arsye pse nuk po ecim mirë, nuk mund të përmend vetëm një”, deklaroi Joao Felix disa ditë më parë. Fjalët e yllit portugez nuk i kanë pëlqyer Diego Simeones, i cili fton 22-vjeçarin të flasë në dhomat e zhveshjes, jo në publik.

Nëse Joao e ka të qartë problemin e skuadrës tonë, do të ishte mirë të na e shpjegonte”, deklaroi trajneri argjentinas i kampionëve të Spanjës, dukshëm i pakënaqur me deklaratën e sulmuesit luzitan.

You may also like