Të mos përsëritet kjo farë e mbjellur përçarëse brenda BDI-së – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i Komunës së Sarajit dhe Sekretar i BDI-së, Blerim Bexheti nga tubimi i Çairit ka lëshuar një sërë akuzash dhe mesazhesh të ashpra kundrejt Artan Grubit. Bexheti u zotua se bashkë me përkrahësit e tyre, do të arrijnë që ta shkarkojnë Artan Grubin, përcjell KlanM.

“Ata drejtorë që shkarkohen nga Artan Grubi duhet të ndjehen krenarë. Dua t’ju them që të punoni parreshtur që ju që e jepni verdiktin, ta shkarkoni atë me votën tuaj dhe asnjëherë të mos ngarkohet nga vota e shqiptarëve dhe asnjëherë të mos përsëritet kjo farë e mbjellur përçarëse brenda BDI-së, që do të lë pasoja edhe për shqiptarët. Nuk mund përmes portaleve të tij ta mbojë Ali Ahmetin…”, deklaroi Blerim Bexheti.

Kjo mënyrë e futjes së ASH-së në qeveri, sipas Bexhetit do të ketë pasoja. /Shqip

You may also like