“Të largohemi nga e shkuara”, Rama i prerë me 61 kryetarët e rinj: S’duam persona që dinë të pijnë veç kafe dhe mos flasin me njerëzit

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“E bëjmë këtë takim në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.

Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë.

Të gjithë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor

Të jemi një parti llogari kërkuese në funksion të adresimit të halleve dhe shqetësimeve. Kemi një parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse, dhe nga ana tjetër shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Të jetë një parti e territorit. Të jemi një parti e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen, dhe pastaj rrijnë vetëm me njëri-tjetrin.Pastaj bëhen si grup shokësh që mblidhen për të pirë kafe.

Kjo është gjëja që unë besoj, përveç të tjerash. Ka të ngjarë që të shtyjnë të rinjtë të kandidojnë me idenë ta ndryshojnë këtë gjë. Bindja ime ka qenë që cilido që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, duhet të ketë ambicien që t’i japi diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri që për pak muaj bëhet më i vjetër se vetë partia. Që merr më shpejt hilet se sa rregullat. Në kuptimin më brutal të fjalës”, tha Rama.

You may also like