Të hënën superfida kundër Laçit, Partizani publikon çmimet e biletave

by admin
Spread the love

Java e dytë e kampionatit shqiptar do të mbyllet të hënën e 29 gushtit me super ndeshjen Partizani-Laçi, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Edhe kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe klubi i kuq ka publikuar çmimet e biletave për tifozët që duan të ndjekin nga afër këtë sfidë.

Çmimet e biletave janë ekonomike, më e lira kushton 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta 1000 lekë.

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita e shtunë e në vazhdim nga ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të hënën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like