Të gjithë sytë nga Eve! Vajza e Steve Jobs në Javën e Modës në Paris, një surprizë e vërtetë!

by admin
Spread the love

Kur mendon Steve Jobs, mendon trashëgiminë që ai ka lënë në fushën e teknologjisë. Ndaj lajmi për vajzën e tij, ka qenë viral në të gjitha tabloidet së fundmi. Dhe jo për ndonjë  arsye që lidhet me shkencën. Vajza e tij, 23 vjeçarja Eve Jobs, ka bërë debutimin e saj të parë si modele, gjatë Javës së Modës në Paris. 

Ajo ka qenë pjesë e sfilatës së Coperni-s, një shfaqe e frymëzuar dhe në nderim të gjeniut të Apple, Steve Jobs. (Shumë nga aksesorët në sfilatë ishin frymëzim prej produkteve Apple)

“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të isha pjesë e vizionit @coperni,” shkroi Jobs në një postim në Instagramin, duke ndarë një pamje në prapaskenë të veshjes dhe duke uruar stilistët për shfaqjen.

Eve i magnetizoi të gjithë me paraqitjen e saj, në një rrugë që duket se për të do të jetë e gjatë. Ndërkohë, ajo mësohet se është vajza e vogël e babait të I-phone./revistawho.com

You may also like