“Të gjithë e dimë që Saliu ka ndërruar datëlindje”, Idajet Beqiri e zbulon për herë të parë

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Idajet Beqiri është kthyer shumë pas në kohë teksa po fliste për Sali Berishën. Ai ka folur për edhe për histori që nuk janë thënë më parë për Berishën duke u shprehur se Ramiz Alia dhe babai i Karaxhiç janë mjekuar në shtëpinë e Berishës gjatë luftës.

“Në 1964 shkoi në Tropojë kryetar i degës së brendshme dhe pasi vajti atje gjithë ecurinë e agjenturave e ka mësuar në mënyre perfekte agjenturën e sigurimit të shtetit nga ish Jugosllavia. Të tëra gjurmët te çonin të shtëpia e Sali Berishës. Kushdo që shkelte kufirin nga jashtë, për ta gjetur ku shkoi, të shtëpia e Berishës i çonte gjurmët qeni, nuk është e rastësishme që i plagosur në luftën e dytë Botërore Ramiz Alia ka qenë në shtëpinë e Berishës. Ne 1943 në shtëpinë e Berishës ka qenë i plagosur dhe është mjekuar Ramiz Alia dhe e ka mbajtur në shtëpi, në të njëjtën periudhë ka qenë edhe një spital ka qenë babai i Karaxhiçit edhe ai ka qenë në shtëpinë e Sali Berishës. Në atë kohë Saliu nuk kishte lindur, por është fakt që ata kanë qenë në shtëpinë e familjes së tij. Të gjithë e dimë që Saliu ka ndërruar datëlindje, sepse do që t’i zhdukë të gjithë llojet e gjurmëve, madje edhe atë të vizitës së babit të Karaxhiçit në shtëpinë e Berishës. Që këtu nis historia me Ramiz Alinë dhe të tjerë. Nga sigurimi i shtetit nisi gjithçka”, u shpreh avokati Idajet Beqiri i ftuar në Shqip.

You may also like