Të enjten, Abdixhiku mban takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend.

Sipas njoftimit të LDK-së, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, raporton Shqip.

“Nesër (e enjte), në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke filluar në orën 15:00.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like