Të dielën në Tetovë ndeshje kontrolluese KF Shkëndija – KF Arsimi – Shqip

by admin
Spread the love

Vetëm një javë para fillimit të kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit vendor, sezoni  2023/2024, të gjitha ekipet janë duke i zhvilluar përgatitjet finale ashtu sa  kanë mundësi.

Skuadra tetovare testin e fundit kontrolluese para ndeshjes  hapëse të sezonit të,  do ta zhvillon të dielën kundër anëtarit në Ligën e dytë ekipin e Arsimit të Çegranit. Kjo ndeshje është një mundësi e mire për dy trajnerët e ekipeve Ardian Nuhiun e Shkëndijës dhe Vildan Saliun e Arsimit për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth formacionit që do të mbajnë barrën më të madhe në sezonin e ri të në Ligën e pare gjegjësisht në atë të dytën.

 Kujtojmë se ekipi kuqezi në ndeshjen e pare të kampionatit të ri  në Ligën e pare, është mysafire e ekipit debutues në elitën e futbollit Voska Sport në Ohër

Ndeshja kontrolluese Shkëndija p Arsimi i Çegranit do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:30, në stadiumin e qytetit në Tetovë. /KlanMacedonia/

You may also like